Dalin PËRGJIMET e reja nga dosja Balluku

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Dalin përgjime të reja nga dosja e SPAK për Belinda Ballukun. Është deputeti Gazment Bardhi ai që ka postuar dy foto nga dosja në Facebook-un e tij.

Përgjimet: 

Në lidhje me këtë veprim të njësisë së prokurimit, nga akti i ekspertimit nr.195, datë 26.09.2024, të aparatit celular “Blackberry”, model “BBF100-6”, të sekuestruar shtetasit Evis Berberi, nga nxjerrja e të dhënave teknike kompjuterike që përmban ky aparat celular, kanë rezultuar komunikime ndërmjet shtetasit Evis Berberi dhe Belinda Balluku, si më poshtë:

  • Në datën 26.01.2021, në orën 12:25, shtetasja Belinda Balluku i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhin: “Një pyetje”.

    Në orën 12:25, Evis Berberi: “Po”.

    Në orën 12:26, Belinda Balluku: “Kemi ndryshuar ne tek tuneli eksperiencën e objekteve të ngjashme nga 5 vite në 3???”.

    Në orën 12:26, Evis Berberi: “Kërkoi Pellumbi të jetë 3 nga 5 vitet e fundit”.

    Në orën 12:27, Belinda Balluku: “Po çne? Kush e bëri kërkesën e KPP?”.

    Në orën 12:27–12:31, Evis Berberi: “Ne KPP çfarë kërkese është bërë?

    Te takimi që patëm në datë 31 dhjetor me Arten dhe Pellumbin ai kërkoi që të jetë 3 nga 5 vitet e fundit.

    Sipas VKM eksperienca duhet kërkuar tre vitet e fundit. Ndërkohë që ai s’e kishte dhe e lamë 3 nga 5 vitet e fundit.

    Po Arta më tha që e kishte diskutuar përpara takimit me Pellumbin këtë gjë me ty.”

The post Dalin PËRGJIMET e reja nga dosja Balluku appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: