Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Një automjet ka marrë zjarr mbrëmjen e sotme brenda tunelit në rrugën Kardhiq-Delvinë.
Si pasojë e ngjarjes, qarkullimi në të dyja anët e tunelit është bllokuar përkohësisht, ndërsa deri tani nuk raportohet për persona të lënduar.
Forcat e emergjencës ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit dhe normalizimin e qarkullimit.
Policia ka nisur hetimet për shkakun e incidentit.
The post Nje automjet përfshihet nga flakët brenda tunelit në rrugën Kardhiq-Delvinë appeared first on GIJOTINA.
