Në kërkim për drogë, arrestohet pas dy vitesh i riu

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Mhill Shpati, 33 vjeç, është arrestuar pas një operacioni të policisë së Shkodrës.

Shpati ishte shpallur në kërkim prej dy vitesh, pasi Gjykata e Shkodrës kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë.

Ai akuzohet si bashkëpunëtor në kultivimin e 10 274 bimëve narkotike të llojit kanabis, në zonën e fshatit Kir.

Në të njëjtin rast, dy vite më parë janë arrestuar tre persona: Arben Shpati, 34 vjeç, Pavlin Shpati, 41 vjeç dhe Aurel Fejzo, 23 vjeç. Ndërkohë, gjashtë të tjerë janë shpallur në kërkim, mes tyre edhe Mhill Shpati, i cili u arrestua sot.

Personat e tjerë të shpallur në kërkim janë: Gjovalin Shpati, 37 vjeç, Artan Shpati, 30 vjeç, Aleksandër Shpati, 34 vjeç, Fatmir Shpati, 34 vjeç dhe Aleksandër Rrasa, 23 vjeç, banues në fshatrat Bardhaj dhe Grudë e Re.

The post Në kërkim për drogë, arrestohet pas dy vitesh i riu appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: