Atentati/ Me Gilmando Danin ishte edhe agjenti i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Detaje të reja janë mësuar rreth Muçi Shaljani Sheqeri, personit i cili mbeti i plagosur rëndë në atentatin mafioz ndaj Gilmando Danit pasditen e sotme. Muçi Shaljani Sheqeri prej 3 muajsh mësohet se ishte agjent i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Kujtojmë se atentati mafioz ndodhi rreth 25 minuta pasi Gilmando Dani ishte kthyer nga Barcelona.

Ai mësohet se rreth orës 13:55 ishte pritur në aeroport nga Muçi Shaljani, ndërkohë, siç ka njoftuar policia, vrasja ka ndodhur rreth 25 minuta më vonë, pasi ngjarja është regjistruar rreth orës 14:20.

Dyshohet se autorët kishin informacion të saktë mbi lëvizjet e tyre dhe i kanë ndjekur deri pranë rrethrrotullimit afër Rinasit.

Në momentin kur Shaljani, që drejtonte një automjet tip Mercedes Benz S-Class, po largohej nga zona e aeroportit, ndaj tyre është hapur zjarr me breshëri automatiku. Si pasojë e të shtënave, Gilmando Dani ka ndërruar jetë në vend, ndërsa Shaljani ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit, pasi plumbat e kanë prekur edhe në kokë.

The post Atentati/ Me Gilmando Danin ishte edhe agjenti i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: