“Sistem i fëlliqur”: Akuzat për produksionin, Alba po largohet nga shtëpia e BBVK ?

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Mbrëmja në Big Brother VIP Kosova ka shpërthyer në tension, pasi Alba Pollozhani ka hyrë në një konflikt të drejtpërdrejtë si me produksionin, ashtu edhe me moderatorin Alaudin Hamiti.

Shkak u bë një klip i transmetuar për të, ku paraqiteshin momentet gjatë javës ku ajo dhe Benita dyshohej se kishin bullizuar banoren e re, Elijona Binakaj. Menjëherë pas shfaqjes së pamjeve, Alba reagoi ashpër, duke kundërshtuar mënyrën se si ishte montuar materiali dhe duke e cilësuar atë “tendencioz” dhe “të padrejtë”.

Debati me Alaudinin u nxeu shpejt, dhe nga akuza për manipulim, situata degjeneroi në tone të larta. E irrituar, Alba u çua në këmbë dhe deklaroi publikisht se ishte gati të largohej nga shtëpia.

Sistem i fëlliqur!”, u dëgjua të thoshte teksa largohej nga vendi ku po diskutohej.

Shpërndaje: