Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Flamurtari dhe Tirana kanë barazuar 1-1 në duelin e mbijetesës në javën e 12-të të Kategorisë Superiore.
Sfida e luajtur në Vlorë ishte e luftuar, me takimin që u zhbllokua në minutën e 39’ të takimit, kur Maksuti kaloi në avantazh vendasit.
Bardheblutë reaguan 15 minuta para fundit të tyakimit, kur Eliton Junior barazoi sfidën në minutën e 75’.
Pas këtij barazim, Flamurtari renditet në vendin e parafundit me 9 pikë, ndërsa Tirana nuk largohet nga fundi me 7 pikë.
REZULTATI:
FLAMURTARI 1-1 TIRANA
Maksuti 39’/ Eliton Jr. 75’
Barazim 1-1 edhe në sfidën mes Partizanit dhe Vllaznisë, takim ky i luajtur në “Air Albania”. Të kuqtë zhbllokuan shifrat me Tomën, ndërsa Mala i dhuroi një pikë shkodranëve. Vllaznia kryeson kampionatin, sakaq Partizani është në vendin e shtatë.
The post VIDEO/ Vllaznia dhe Partizani ndahen me 1 pikë , barazim edhe në duelin e mbijetesës Flamurtari-Tirana appeared first on GIJOTINA.
