Ekzekutimi në Elbasan/ Viktima me precedent penal për drogë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin pasditen e kësaj të diele. Pas disa të shtënave me armë zjarri në Elbasan, ka mbetur i vdekur biznesmeni Edmond Hyka alias Mondi Mëhalla.

Ngjarja ndodhi në zonën e Unazës së qytetit. Viktima është qëlluar brenda makinës së tij pranë pikës së karburantit që kishte në pronësi.

Të dhënat paraprake sugjerojnë se viktima u qëllua me tre plumba arme zjarri duke gjetur vdekjen në vend. Mëhalla kishte një biznes taksish me makina elektroke si dhe një pikë karburanti, Xhaxhi Oil.

I ndjeri raportohet se kishte disa vite që e kishte ndërruar emrin nga Xhaxho në Mëhalla. Sipas informacioneve, 43-vjeçari që ngeli viktimë këtë mbrëmje kishte precedent penal në fushën e narkotikëve.

Policia ndodhet në vendngjarje për të zbuluar më shumë detaje rreth ngjarjes së rëndë.

gijotina.com/

The post Ekzekutimi në Elbasan/ Viktima me precedent penal për drogë appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: