Goditet me thikë në kokë 26-vjeçari në Vlorë, dërgohet me urgjencë në spital (Emri)

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në qytetin e Vlorës këtë të hënë.

Një 26-vjeçar i identifikuar si Klevis Alilaj, është goditur me thikë në pjesën e kokës, në rrethana ende të paqarta.

Burime për mediat bëjnë me dije se i riu është dërguar në spital, i shoqëruar edhe nga policia ku i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale.

Nuk dihet ende se në çfarë rrethanash është goditur i riu.

The post Goditet me thikë në kokë 26-vjeçari në Vlorë, dërgohet me urgjencë në spital (Emri) appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: