Sherri në Shkodër/ Policia jep detaje: Konflikt mes të rinjve, dy të arrestuar dhe 5 të mitur nën hetim

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Në Shkodër, dy persona, 24 dhe 19 vjeç, janë arrestuar pas një konflikti fizik në lagjen “Kongresi i Përmetit”, ku dy të mitur 17-vjeçarë pësuan dëmtime të lehta. Po ashtu, për pesë të mitur të tjerë ka nisur procedimi penal.

Një tjetër 17-vjeçar po hetohet për mbajtje të lëndës narkotike kanabis, e sekuestruar gjatë kontrollit fizik.

Në Malësi të Madhe, një shtetase 59-vjeçe po procedohet për lidhje të paligjshme të energjisë elektrike në banesën e saj.

Ndërkohë, në Vau i Dejës, një supermarket në Kryebushat u shkrumbua nga një zjarr, dyshohet për shkak të një shkëndije elektrike. Nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të incidentit.

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan shtetasit Klevin Thepi, Doronesto Kulla, dhe filluan procedimin penal për pesë shtetas të mitur (4 prej tyre 17-vjeçarë dhe një 16-vjeçar).

Këta shtetas, në rrugë, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin dhe si pasojë, kanë pësuar dëmtime të lehta dy shtetas të mitur 17-vjeçarë.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin e mitur 17-vjeçar, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

The post Sherri në Shkodër/ Policia jep detaje: Konflikt mes të rinjve, dy të arrestuar dhe 5 të mitur nën hetim appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: