Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Selvija Jao, bashkëshortja e artistit të ndjerë Shpat Kasapi, ka ndarë sot një moment tepër emocional me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, teksa është nisur drejt Italisë vetëm me djalin e tyre, Roelin. Udhëtimi vjen në një periudhë të vështirë për familjen, pak javë pas ndarjes nga jeta të këngëtarit.
Përmes një postimi në “Instastory”, Selvija ka publikuar biletat e avionit me destinacion Milano për datën 14 dhjetor, duke shprehur me pak fjalë mungesën e madhe të bashkëshortit. Mesazhi i saj, i shoqëruar me një këngë të Shpat Kasapit, u perceptua si një dedikim i heshtur për njeriun me të cilin kishte ndarë jetën.
Ky udhëtim ka një peshë të fortë emocionale, pasi Italia është vendi ku Shpat Kasapi ndërroi jetë. Rikthimi aty, pa praninë e tij, është një sfidë e vështirë për Selvijen, e cila megjithatë ka zgjedhur të mos ndalet.
Sipas burimeve pranë familjes, arsyeja e udhëtimit lidhet me vizita dhe trajtime të specializuara për Roelin, i cili ka nevojë për ndihmë në lidhje me problemet në të folur. Një rrugë që prindërit e kishin nisur së bashku, tashmë Selvija po e vazhdon e vetme, duke vendosur në plan të parë të ardhmen e djalit./mxh

