Aksident në aksin Gjirokastër-Kakavijë, lëndohen drejtuesit dhe pasagjerët

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Policia Rrugore e Gjirokastrës arrestoi një 64-vjeçar me iniciale P. P., banues në Greqi, pasi dyshohet se ka humbur kontrollin e automjetit që po drejtonte në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavijë”.

Si pasojë e humbjes së kontrollit, automjeti i P. P. është përplasur me një tjetër automjet, të drejtuar nga shtetasi K. K., 30 vjeç, banues në Tepelenë.

Nga përplasja, të dy drejtuesit dhe pasagjerët e automjeteve kanë pësuar dëmtime të lehta.

Policia po punon për sqarimin e rrethanave të plota të aksidentit.

The post Aksident në aksin Gjirokastër-Kakavijë, lëndohen drejtuesit dhe pasagjerët appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: