Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Lidhja e moderatores Roza Lati me Xhonatan Islamin ka qenë për një kohë të gjatë në qendër të vëmendjes së mediave rozë. Çifti e bëri romancën publike shumë shpejt, duke mos hezituar ta shijojë edhe hapur, përmes daljeve dhe postimeve në rrjetet sociale.
Megjithatë, pas më shumë se një viti bashkë, duket se raporti i tyre mund të ketë mbërritur në fund. Së fundmi, ndjekësit kanë vënë re se si Roza, ashtu edhe Xhonatani, kanë fshirë të gjitha fotot e përbashkëta nga rrjetet sociale dhe nuk e ndjekin më njëri-tjetrin. Në “gjuhën” e sotme të rrjeteve sociale, ky veprim shpesh interpretohet si shenjë ndarjeje.
Kujtojmë se gjatë gjithë verës, çifti është parë së bashku në jug të vendit, ku Xhonatan ishte i angazhuar me sezonin turistik, ndërsa Roza e ka shoqëruar për rreth tre muaj me radhë.
Vetëm pak kohë më parë, moderatorja kishte folur publikisht për marrëdhënien e saj, duke theksuar se mes tyre kishte shumë dashuri. “Unë Xhonatanin e gjeta në det. Shpirtrat binjakë gjejnë njëri-tjetrin. U kuptuam dhe që nga ajo ditë nuk kemi qëndruar më pa njëri-tjetrin”, ishte shprehur ajo në një intervistë.
E pyetur për plane martese, Roza kishte theksuar se ishte ende herët për të menduar për këtë hap: “Për martesën është shumë herët për të folur, me rëndësi është se ka shumë dashuri”.
Po ashtu, në përgjigje për ndjekësit në Instagram, moderatorja kishte deklaruar se po përjetonte një periudhë të qetë dhe të bukur në jetën e saj, duke shtuar se kishte gjetur “njeriun e duhur” dhe se lidhja e saj me Xhonatanin, i cili është 8 vite më i ri, i sillte harmoni dhe lumturi. Ajo kishte shmangur gjithashtu presionin për tema si shtatzënia apo krijimi i familjes, duke theksuar se po jetonin të tashmen.
Ndryshimet e fundit në rrjetet sociale të dyshes janë vënë re menjëherë pas kthimit nga jugu. Megjithatë, mbetet ende e paqartë nëse këto veprime janë një konfirmim i ndarjes, apo thjesht një zgjedhje personale për të ruajtur privatësinë./mxh
