Një shqiptar ka arritur të vjedhë sende me vlerë afërsisht një milion euro në Greqi. Mësohet se vjedhjet u kryen në Athinë. Ai ka vjedhur të paktën 16 shtëpi që nga korriku i kaluar, duke përfituar nga mungesa e pronarëve për shkak të pushimeve verore.
Lidhur me vjedhjet është vënë në pranga një 39-vjeçar shqiptar. Ai vjedhjet shpesh i kryente vetëm ose me një bashkëpunëtor.
Autorët e vjedhjeve mësohet se ishin të veshur me doreza, kapele dhe maska. Ata thyenin dyert e ballkoneve ose dritaret duke përdorur një levë. Ata gjithashtu hiqnin kamerat e sigurisë dhe çaktivizonin sistemin e alarmit.
39-vjeçari u vu re mëngjesin e Krishtlindjeve nga oficerët e policisë duke drejtuar një automjet në zonën e Nea Filadelfia. Policia e thirri për kontroll, por ai nuk iu bind udhëzimeve dhe tentoi të arratisej. Ai ndalua menjëherë dhe u prangos.
The post Autor i 16 vjedhjesh në Athinë, në pranga 39-vjeçari shqiptar appeared first on Euronews Albania.
