Real Madridi luan të shtunën ndaj Levantes (ora 14:00) në raundin e 20-të të La Ligës, në përpjekje për të rikthyer fitoret pas eliminimit nga Kupa e Mbretit dhe humbjes në finalen e Superkupës.
Trajneri i ri, Arbeloa, do të jetë pa shtatë lojtarë të skuadrës së parë: Lunin, Mendy, Militao, Trent, Rüdiger, Brahim dhe Rodrygo. Në vend të tyre, ai ka aktivizuar disa të rinj nga akademia: David Jiménez, Cestero, Palacios dhe Leiva.
Lista e Real Madridit ndaj Levantes:
- Portierë: Courtois, Fran González, Sergio Mestre
- Mbrojtës: Carvajal, Alaba, Asencio, Carreras, Fran García, Huijsen, David Jiménez
- Mesfushorë: Bellingham, Camavinga, Valverde, Tchouaméni, Arda Güler, Ceballos, Cestero, Palacios, Leiva
- Sulmues: Vinicius, Mbappé, Gonzalo, Mastantuono
The post Real Madridi rikthehet në La Ligë, sfidë ndaj Levantes pa shtatë titullarë appeared first on Euronews Albania.
