Bllokohet transferimi i Lookman te Fenerbahçe, Atalanta pezullon marrëveshjen

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Saga e transferimit të Ademola Lookman ka pësuar një ndalesë të papritur në merkaton e janarit. Fenerbahçe nuk arriti të sigurojë garancitë bankare të kërkuara për marrëveshjen me Atalantën, e cila kishte pranuar një paketë prej 40 milionë eurosh.

Për pasojë, klubi nga Bergamo vendosi të pezullojë transferimin, të paktën për momentin.

Klubi turk po përpiqet të zgjidhë situatën në orët në vijim, ndërsa në sfond mbeten interesimet e tjera dhe alternativat në merkato, që mund të ndikojnë edhe te lëvizjet e klubeve si Milani dhe Atletico Madridi.

The post Bllokohet transferimi i Lookman te Fenerbahçe, Atalanta pezullon marrëveshjen appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: