Përfshihet nga flakët një qendër e madhe kërkimore në Gjermani

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Një zjarri i madh shpërtheu këtë të enjte në një qendër të madhe kërkimore gjermane në Darmstadt. Zjarri ra të enjten në mëngjes dhe sipas policisë u vendos nën kontroll.

Puna për shuarjen e tij pritet të vazhdojë deri në mbrëmje. Një zëdhënës shtoi se zjarrfikësit po hetojnë për të përcaktuar shkaqet dhe nëse ishte lëshuar ndonjë substancë e rrezikshme.

Sipas gazetës Hessenschau, zjarri shpërtheu në zonën ku ndodhet përshpejtuesi i grimcave të institutit. Fatmirësisht nuk u raportuan të lënduar.

“Është e paqartë se si filloi zjarri,” shtoi një zëdhënës.

Qendra operon një strukturë përshpejtuese për jonet e rënda, të cilat janë jone të atomeve veçanërisht të rënda si ari ose plumbi. Jonet janë atome që kanë humbur një pjesë të shtresës së tyre të elektroneve.

The post Përfshihet nga flakët një qendër e madhe kërkimore në Gjermani appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: