Portieri gjerman Marc-André ter Stegen, i huazuar te Girona për të rinisur karrierën, pësoi një këputje të tendinit të Akilit të majtë gjatë ndeshjes kundër Real Oviedo. Klubi katalanas konfirmoi se ish-numri një i Barcelonës do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale të premten, ndërsa koha e rikthimit mbetet e paqartë. Sezoni i portierit veteran rrezikon të përfundojë për shkak të seriozitetit të dëmtimit.
Deklarata zyrtare:
“Marc-André ter Stegen do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale të premten e ardhshme pas dëmtimit në tendinin e Akilit të majtë që pësoi gjatë ndeshjes kundër Real Oviedo. Kohëzgjatja e mungesës së tij do të përcaktohet pas operacionit.”
The post Goditje e rëndë për Gironën: Ter Stegen jashtë për një kohë të gjatë pas dëmtimit të Akilit appeared first on Euronews Albania.
