Java e 23-të e Superligës Shqiptare u zhvillua të premten dhe të shtunën ku në “Adush Muça”, Partizani arriti një fitore me përmbysje ndaj Bylisit, duke triumfuar 2-1 në një përballje të fortë dhe të luftuar.
Vllaznia vijoi ecurinë perfekte, duke mposhtur FK Vorën 1-0 dhe duke regjistruar fitoren e gjashtë radhazi në kampionat. Skuadra shkodrane kryeson renditjen me 45 pikë, duke konfirmuar formën e shkëlqyer.
Në “Elbasan Arena”, AF Elbasani fitoi me përmbysje ndaj Teutës me rezultatin 2-1, në një ndeshje me ritëm dhe intensitet të lartë.
Mbrëmjen e së premtes, në Vlorë, Egnatia u rikthye te fitorja pas katër ndeshjesh, duke triumfuar 1-0 ndaj Flamurtarit dhe duke marrë tre pikë të rëndësishme në vazhdimësinë e kampionatit.
Java u mbyll të shtunën në “Selman Stërmasi”, ku Tirana barazoi me Dinamo City 1-1. Bardheblutë u ngjitën në vendin e tetë të renditjes me 21 pikë.


The post appeared first on Euronews Albania.
