‘Polonia e avantazhuar’! Shehu: Kemi stil italian dhe cilësi në çdo repart

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Julian Shehu, ka folur për përballjen kundër Polonisë, e vlefshme për “play-off”-in e Botërorit, duke theksuar vështirësinë e ndeshjes, ai u shpreh se do të bëjnë gjithçka për tu kualifikuar.

“Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë për të dyja ekipet. Gjithçka mund të vendoset nga detaje të vogla. Polonia ka një avantazh të lehtë sepse luan në Varshavë, me mbështetjen e tifozëve, që janë shumë të zjarrtë. Në kombëtare kam më shumë detyra mbrojtëse, ndërsa te klubi luaj më ofensiv. Kjo varet nga taktika e trajnerëve. Përpiqem gjithmonë të jap maksimumin, si për klubin ashtu edhe për kombëtaren”, tha Shehu.

I pyetur për stilin e lojës së Shqipërisë, mesfushori shtoi: “Kombëtarja ka ngjashmëri me stilin italian, pasi trajneri ka punuar me Mançinin dhe shumë lojtarë tanë luajnë në Itali. Por mendoj se Shqipëria ka cilësi në çdo repart, jo vetëm në mesfushë”.

The post ‘Polonia e avantazhuar’! Shehu: Kemi stil italian dhe cilësi në çdo repart appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: