Roma ka regjistruar fitoren e radhës në kampionatin italian, duke mposhtur Cagliarin me rezultat 2-0 ndërsa të dy golat u shënuan nga holandezi Donyell Malen.
Malen po bëhet gjithnjë e më vendimtar për Romën, teksa ka nisur mirë aventurën e tij në Serie A. Holandezi shënoi golin e parë që në debutim në transfertë, ndërsa të hënën realizoi dopietën në Olimpico, duke i dhënë një fitore të rëndësishme skuadrës.
Avantazhi erdhi në minutën e 25’ dhe ndërsa dyfishimi në fraksionin e dytë ndërsa pas kësaj fitoreje, Roma ka 46 pikë dhe renditet në vendin e 5, me një golavarazh më negativ se Juventus, i cili ka po kaq pikë, por renditet i katërti.
Të hënën fitore arriti edhe Atalanta, që mposhti Cremonese me rezultat 2-1. Krstovic kaloi përpara bergamaskët në minutën e 13, ndërsa Zappacosta dyfishoi shifrat brenda pjesës së parë.
Në minutën e fundit të ndeshjes shënoi edhe mbrojtësi shqiptar Gjimshiti, por goli u anulua për pozicion jashtë loje. Cremonese reagoi më pas me golin e Thorsby, që vulosi rezultatin final 2-1.
The post VIDEO/ Malen vendimtar, Roma mposht Cagliarin 2-0 në Serie A appeared first on Euronews Albania.
