Performanca e Anglisë nën drejtimin e Thomas Tuchel i ka bindur drejtuesit e federatës që gjermani të vijojë të jetë trajner i kombëtares, pasi i është rinovuar kontrata deri në vitin 2028. Kontrata e tij e parë ishte e vlefshme deri në përfundim të kampionatit botëror.
Gjatë fazës kualifikuese drejt Kupës së Botës, Anglia nën drejtimin e Tuchel fitoi të gjitha ndeshjet, duke përfshirë dy përballjet me Shqipërinë. Skuadra shënoi 22 gola dhe nuk pësoi asnjë, duke përfunduar fazën kualifikuese me pikë të plota dhe duke siguruar menjëherë pjesëmarrjen në turneun botëror.
Transformimi i skuadrës dhe rezultatet e shkëlqyera kanë bërë që qëndrimi i tij të jetë i dëshiruar për afat të gjatë.
Në Kupën e Botës, Anglia pritet të përballet me kundërshtarë të ndryshëm, ku më i forti konsiderohet Kroacia, ndërsa të tjerët përfshijnë Ganan dhe Panamanë. Synimi i “Tre Luanëve” mbetet fitimi i trofeut, megjithëse rruga drejt suksesit pritet të jetë e vështirë.
The post Suksesi në kualifikuese, Anglia i beson Tuchel edhe për katër vitet e ardhshme appeared first on Euronews Albania.
