Kombëtarja shqiptare mësoi mbrëmjen e kaluar kundërshtarët e saj në edicionin e ri të Nations League. Të pozicionuar në Ligën C, kuqezinjtë bëjnë pjesë në grupin C1, ku do të përballen me Bjellorusinë, Finlandën dhe San Marinon.
Federata Shqiptare e Futbollit, përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook bëri me dije se UEFA ka zyrtarizuar sot edhe kalendarin e ndeshjeve.
“Shqipëria do ta nisë fushatën më 26 shtator në ora 20:45 në shtëpi ndaj Bjellorusisë. Më 29 shtator, kuqezinjtë udhëtojnë drejt San Marinos, me sfidën e planifikuar të nisë në ora 20:45, ndërsa më 3 tetor do të përballen në transfertë me Finlandën në ora 15:00.
Më 6 tetor, Kombëtarja rikthehet në shtëpi për sfidën ndaj San Marinos, takim i programuar të nisë në ora 20:45, ndërsa më 12 nëntor do të presë Finlandën në një tjetër përballje të rëndësishme në ora 20:45. Fushata mbyllet më 15 nëntor në transfertë ndaj Bjellorusisë në ora 18:00”, thuhet në njoftimin e FSHF.
The post Nations League/ Zbardhet kalendari, Kombëtarja e nis në shtëpi kundër Bjellorusisë më 26 shtator appeared first on Euronews Albania.
