Rama: Ish-krerët e UÇK-së po mbahen peng! Të arrestohen edhe ata që dhanë dritën jeshile për bombardimet

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Prishtinë po merr pjesë edhe në promovimin e librit “Kur heshtja flet” nga Prof. Dr. Ahmet Shala i cili trajton gjykimin në Hagë kundër udhëheqjes së UÇK-së. Rama gjatë fjalës së tij u shpreh se ajo që po ndodh me ish-krerët e UÇK-së është e rëndë.

Sipas tij me arrestimin dhe mbajtjen peng të 4 ish-krerëve të UÇK-së duhet të kryhen edhe arrestime të tjera e atyre që dhanë dritën jeshile bombardime nda j Serbisë teksa përmendi Bill Clinton dhe Tony Blair.

“Nuk di të them më shumë por di që është peng marrje për arsye politike, jo të perëndimit i si tërë por i atyre forcave që kanë dashur të barazojnë dy gjera që nuk barazohen dot, dhunën etnike të një makinerie lufte tërësisht fashiste dhe luftën çlirimtare, që ka qene mobilizim popullor.

Të cilat ata që po trajnohen në gjyq si komandante të një force të rregullit kanë qene udhëheqsh, moral, shpirtëror dhe politik të këtij mobilizimi.

Është diçka tjetër edhe më e rëndë, në qoftë se Hashim Thaci, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli do të varrosen për se gjalli për luftën atëherë duhet të vazhdojnë arrestimet. Dhe të arrestohen Bill Clinton, duhen të arrestohet edhe Tony Blair dhe kryeministrat e tjerë që i dhanë dritën jeshile bombardime.

Përsëri unë, flas e flas me duket se çdo fjalë që them është pa peshe sepse ajo që po ndodh është shumë e rëndë”, tha ndër të tjera Rama.

The post Rama: Ish-krerët e UÇK-së po mbahen peng! Të arrestohen edhe ata që dhanë dritën jeshile për bombardimet appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: