Fishekzjarre, gurë dhe përleshje! Mbi 100 të arrestuar nga incidentet para derbit të futsalit Sporting-Benfica

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Incidente të rënda u regjistruan në Lisbonë, përpara derbit të futsalit midis Sporting Lisbon dhe Benfica. Tifozët e dy ekipeve u përleshën me njëri-tjetrin duke rezultuar në arrestime të shumta.

Sipas vlerësimeve fillestare nga policia portugeze, të paktën 124 tifozë u arrestuan pas përleshjeve të dhunshme që i paraprinë ndeshjes – 63 nga Benfica dhe 61 nga Sporting. Për rreth 20 minuta, rrugët përreth stadiumit Joao Rocha Pavilion u shndërruan në një fushë beteje, me tifoz që hodhën fishekzjarre dhe gurë, ndërsa pati edhe përleshje trup më trup.

Gjatë incidenteve, pati raportime për të paktën dy persona të plagosur që kishin nevojë për ndihmë mjekësore. Pas ndërhyrjes së shpejtë të forcave të sigurisë, situata u vu nën kontroll dhe arrestimet u përfunduan.

Federata Portugeze e Futbollit (FPF) njoftoi hapjen e një hetimi zyrtar për incidentet, duke dënuar dhunën dhe duke u bërë thirrje të gjithë tifozëve të respektojnë parimet e lojës së ndershme dhe të sigurojnë sigurinë në ndeshjet e ardhshme.

The post Fishekzjarre, gurë dhe përleshje! Mbi 100 të arrestuar nga incidentet para derbit të futsalit Sporting-Benfica appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: