Man United fiton minimalisht, parakalon Chelsean në klasifikim

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Nën drejtimin e Michael Carrick Man United ka njohur vetëm rezultate pozitive, duke fituar terren ndjeshëm në tabelën e klasifikimit. Djajtë e Kuq aktualisht e shohin veten në vendin e katërt që përkthehet si zona Champions. Pasi barazoi me West Ham pak ditë më parë, skuadra nga Manchester u rikthye te fitorja në sfidën ndaj Evertonit.

Një duel mjaft i luftuar sidomos nga vendësit, tentativat e së cilëve u ndalën nga portieri Lammens. Pjesa e parë u dominua nga djajtë e kuq, po këta të fundit nuk mundën të gjejnë rrugën e rrjetës.

Në fraksionin e dytë, Everton luajti shumë më mirë se kundërshtari dhe ju afrua disa herë golit, por pa sukses. Shifrat ndryshuan në minutën e 71’, aty ku ishte Benjamin Sesko që përballë portierit nuk gaboi dhe i dha avantazhin Man United.

Ky ishte goli i tetë për të me fanellën e djajve. 0-1 dhe Man United merr 3 pikët të cilat e ndihmojnë të parakalojë Chelsean në klasifikim, por gjithashtu e vendosin krah skuadrave me formën më pozitive në ligë në javët e fundit. Diferenca me Aston Vilën e vendit të tretë është vetëm 3 pikë, ndërsa me kreun që mbahet nga Arsenal plot 13.

The post Man United fiton minimalisht, parakalon Chelsean në klasifikim appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: