Një shpërthim i fortë u regjistrua të martën pasdite në një ndërtesë trekatëshe të vendosur në Verona, Itali. Katër persona mësohet se jetonin në ndërtesë.
Tre prej tyre u shpëtuan dhe një u nxor i vdekur. Katër ambulanca dhe zjarrfikës nxituan menjëherë në vendin e shpërthimit. Sipas informacioneve të deritanishme, shpërthimi mund të jetë shkaktuar nga një rrjedhje gazi natyror.
Zjarrfikësit dhe anëtarët e Mbrojtjes Civile kërkuan nën rrënoja për të gjetur viktimën. Siç shihet edhe nga pamjet ndërtesa është shembur dhe ka marrë dëmtime të mëdha.
The post Shpërthim në një ndërtesë në Itali, humb jetën një person! Shpëtojnë 4 të tjerë appeared first on Euronews Albania.
