Ngushtohet rrethi për mëkatet e Irena Gjokës në Greqi

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Në pinpongun që bëjnë institucionet e drejtësisë së re (prokuroria e Përgjithshme, Këshilli Lartë Gjyqësor dhe Inspektoriati i Drejtësisë) për të mbrojtur gjyqtaren e afërt me pushtetin, Irena Gjoka dosja e saj ka mbërritur në ILD. Më në fund për inspektorin e Lartë të Drejtësisë, Artur Metani ekzistojnë dyshime të arsyeshme se gjyqtarja e GJKKO ka fshehur dy dënime në Greqi për kalim kufiri me dokumenta të fallcifikuara dhe se ajo ka gënjyerpër këtë fakt në dokumentat e dekriminalizimit. Për turpin e tij, Këshilli Lartë Gjyqësor, i cili mori të gjithë dokumentat e prokurorisë rrefuzoi të merrte vendim për këtë çështje kur u mblodh në 30 janar. 3 javë më vonë vetë Artur Metani ka vendosur nisjen e hetimit disiplinor për magjistraten, edhe pse ankimin e KLGJ se i takonte atij dosja nuk e ka pranuar. “Inspektori i Lartë i Drejtësisë vlerëson se mosdeklarimi i të dhënave për të cilat magjistrati ka detyrim t’i deklarojë përbën sjellje që diskrediton pozitën dhe figurën e magjistratit dhe dëmton besimin e publikut në sistemin gjyqësor. Bazuar mbi këto dyshime ka nisur hetimin disiplinor duke kërkuar dokumentacionin e plotë nga KLGJ, Prokuroria e Përgjithshme, Autoriteti Kombëtar i Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar dhe SPAK”, thuhet në një shkresë që ky institucion i ka dërguar dy përfaqësuesve të PD-së që e kanë ndjeku këtë çështje, Gaz Bardhi dhe Ardiana Kalaja. 

Andi Bushati: Irena Gjoka si turpi i drejtësisë së rilindur

Irena Gjoka është vërtetuar se ka gënjyer më shumë se një herë në kuadratet e formulartit të dekriminalizimit gjatë kohës së vettingut: Ajo ka mohuar të ketë qenë e dënuar me vendim të formës së prerë jashtë vendit, të ketë qenë e dëbuar nga ndonjë vend i BE-së (shiko poshtë). Mjafton verifikimi i kësaj gjëje i kryer tashmë nga prokuroria që ajo ta humbiste automatikisht mandatin e gjyqtares.

Që kur plasi ky skandal në mediat greke (linku poshtë), pasi ajo qe gjyqtajra e procesit kundër Belerit, vetë Maneku ka mbajtur qëndrimin se ajo nuk ka qenë në djeni të asaj që kanë vendosur autoritetet greke pas shpinës së saj. Edhe në letren mbrojtëse që ajo ka dërgoi në mes të janarit para KLGJ-së, Irena Gjoka (Maneku /Shpata) pretendonte se vetëm i është refuzuar, pa shpjegime, hyrja në territorin grek, ndërsa nuk ka pasur dijeni, as për procesin dhe as për vendimin gjyqësor. 

Del dokumenti/ Gjyqtarja Irena Gjoka, e dëbuar për vizë false

Por, në Maj të 2025, Lapsi.al arriti të sigurojë një dokument që e nxirrte bllof gjykatësen e GJKKO-së. Ky dokument tregonte se ajo jo vetëm e ka ditur se ka qenë e dëbuar dhe e dënuar për kalim kufiri me dokumenta të fallcifikuara por ajo ka marrë avokat në Greqi dhe i ka bërë atij prokurë për të kundërshtuar masat ndaj saj.

Irena, që në këtë kohë mbante ende mbiemrin Maneku, bashkë me bashkëshortin e fundit, Stefanaq Gjokën kanë bërë prokurë në 2003-shin (faksimilja poshë) tek një noter në Fier, për të autorizuar një avokat në Patra, me emrin Andon Konomi, për të ndjekur çështjen e tyre.
Kjo prokurë e datës 31 mars 2003, para noterit Fejzo Behaj, dëshmon më së miri, me vetë gojën e Irena Gjokës se ajo e pranon së është dëbuar nga Greqia (dokumenti poshte). Pikërisht për këtë ajo ka bërë përçapje edhe për ta kundërshtuar me avokat këtë masë. 
Këto janë faktet e pakundërshtueshme që ka sot në dorë Inspektoriati i Drejtësisë. A do të sillet edhe ai si Prokuroria e Përgjithshme që e zvarriti pafundësisht çështjen, apo si KLGJ që rrefuzoi ta shqyrtojë atë? Ndonëse faktet janë të pakundërshtueshme, dyshimet për një vendim të drejtë janë të forta. 
Irena Gjokës i janë besuar të gjitha proceset e goditjes kundër opozitës, nga ai Berisha, Meta, Mediu, Beleri. Ajo ishte gjykatësja që u akuzua se mbajti mbi një muaj në sirtar dosjen e ardhur nga jashtë të bandës së Troplinëve, deri sa ata të përdoreshin për zgjedhjet në zonën ë Durrësit. Ajo ka qenë gjithashtu gjyqtarja e shefit të operacionales, Oltion Bistri, tashmë i liruar. Kjo nuk është hera e parë që ajo mbrohet nga institucionet e drejtësisë së re.
Kur plasi skandali i dënimit të saj KLGJ doli me deklaratë se akuzat ndaj saj “korruptonin pavaresinë e gjyqesorit”. Ndërsa në fund të janarit anëtarët e saj në shumicë vendosën tia kalojnë çështjen inspektoriatit. 
©Lapsi.al

 

The post Ngushtohet rrethi për mëkatet e Irena Gjokës në Greqi appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: