Një delegacion i UEFA-s ka mbërritur në Shqipëri për një vizitë zyrtare inspektuese në kuadër të përgatitjeve për finalet e Kampionatit Europian U-21 2027, ku vendi ynë së bashku me Serbinë do të do pret eventin prestigjoz.
Vizita ka nisur nga stadiumi “Loro Boriçi”, ku përfaqësuesit e UEFA-s, së bashku me stafin organizativ të FSHF, kanë zhvilluar një inspektim të detajuar të të gjitha ambienteve të stadiumit.
Delegacioni, i përbërë nga rreth 20 ekspertë dhe zyrtarë, është ndarë në grupe pune për të verifikuar nga afër çdo komponent organizativ dhe infrastrukturor.
Gjatë katër ditëve të vizitës do të inspektohen gjithashtu edhe stadiumet “Elbasan Arena”, “Air Albania” dhe “Arena e Demave”, të përzgjedhura për të pritur ndeshjet e këtij kampionati.
The post Finalet e Europianit U21 në Shqipëri dhe Serbi, UEFA nis inspektimet nga Shkodra appeared first on Euronews Albania.
