Miratohet fushata promovuese për fanellat e reja të Kombëtares dhe Fan Zone për ndeshjen ndaj Polonisë

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit zhvilloi mbledhjen e parë pas Asamblesë së Përgjithshme Zakonshme Zgjedhore. Nën drejtimin e Presidentit Armand Duka, Komiteti zgjodhi Lufti Nuriun dhe Geri Çipin si Zëvendës Presidentë për katërvjeçarin e ardhshëm.

Gjithashtu, FSHF do të prezantojë së shpejti fanellat e reja të Kombëtares A me të cilat kuqezinjtë do të zbresin në fushë në ndeshjen historike Play-Off ndaj Polonisë.

Komiteti Ekzekutiv miratoi një fushatë promovuese, që do të shoqërojë këtë moment me rëndësi sportive dhe emocionale. Aktiviteti përfshin realizimin e një spoti televiziv, të shoqëruar me promovim në rrjetet sociale dhe kanale të tjera, me qëllim rritjen e ekspozimit të Kombëtares dhe përforcimin e lidhjes me tifozët.

Po ashtu, u miratua organizimi i një Fan Zone në ambientet e Shtëpisë së Futbollit, në kuadër të ndeshjes së Play-Off-it për Kupën e Botës, Poloni–Shqipëri, më 26 mars 2026. Fan Zone do të ofrojë transmetim live të ndeshjes, muzikë me këngëtarë dhe DJ, aktivitete promocionale, pije për tifozët dhe shumë të tjera.

The post Miratohet fushata promovuese për fanellat e reja të Kombëtares dhe Fan Zone për ndeshjen ndaj Polonisë appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: