Shkëndija dhe Drita kërkojnë përmbysje në ndeshjet e kthimit të Conference League

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Dy skuadrat shqiptare, Shkëndija dhe Drita, zhvillojnë sot ndeshjet e kthimit në Play-Off-in e Conference League, pas humbjeve me një gol diferencë në ndeshjet e para.

Kampionia e Kosovës, Drita, luan në Slloveni kundër Çelje, ndërsa Shkëndija në Turqi ndaj Samsunspor.

Ndeshja e parë e luajtur në stadiumin Fadil Vokrri përfundoi me humbjen e Dritës 2-3, edhe pse skuadra luajti mirë, veçanërisht në pjesën e dytë. Sa i përket Shkëndijës, akti i parë u vendos pas një goli të Marius për ekipin turk.

Të dyja skuadrat synojnë sot të kapërcejnë disavantazhin dhe të sigurojnë kualifikimin në fazën e grupeve të kompeticionit.

The post Shkëndija dhe Drita kërkojnë përmbysje në ndeshjet e kthimit të Conference League appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: