Arrestohet një burrë për shkrimet në statujën e Churchillit në Londër

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Një burrë i dyshuar për vandalizimin e një statuje të ish-kryeministrit britanik, Winston Churchill u arrestua gjatë natës nga policia britanike në Londër.

Personi i arrestuar dyshohet se ka shkruar në statujën e Churchill shkrimin “kriminel lufte sionist”. Skulptura gjithashtu u mbuluar me bojë të kuqe, ndërsa ishin shkruar slogane duke përfshirë “Liri në Palestinë” dhe “Ndaloni gjenocidin”.

Në mëngjes, grafitet ishin hequr nga ekipet e pastrimit. Policia Metropolitane tha se mbërritën në vendngjarje pak pas orës 4:00 të mëngjesit.

“Një burrë 38-vjeçar u mor në paraburgim me dyshimin për dëmtim të pronës së një personi tjetër me motive raciste”, vuri në dukje policia.

The post Arrestohet një burrë për shkrimet në statujën e Churchillit në Londër appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: