Një sulm i dytë është nisur ndaj bazës ushtarake britanike në Qipro, sipas qeverisë qipriote.
Dy dronë pa pilot që po shkonin drejt RAF Akrotiri janë “kapur me sukses”, tha një zëdhënës.
Një orë më parë, sirenat e sulmit ajror u dëgjuan në bazë, e cila u sulmua nga dronë iranianë që synonin pistën gjatë natës.
“Dy dronë që po shkonin drejt bazës së Mbretërisë së Bashkuar në Akrotiri në Qipro u “kapën me sukses”, postoi në X, zëdhënësi i qeverisë qipriote, Konstantinos Letymbiotis.
Më parë, u raportua se sirenat kishin rënë në bazën në Qipro pak pas mesditës, sipas mediave shtetërore.
The post Sulm i dytë mbi bazën britanike në Qipro, dy dronë iranianë neutralizohen me sukses appeared first on Euronews Albania.
