Milani pranë marrëveshjes për talentin brazilian André, por pengesa ligjore me Corinthians

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

AC Milan është shumë pranë finalizimit të transferimit të mesfushorit brazilian André nga Corinthians, në një marrëveshje që kap vlerën 15 milionë euro plus 2 milionë euro bonuse për 70% të kartonit të lojtarit.

Talenti i lindur në vitin 2004, i cili mbushi 19 vjeç në shkurt, ka rënë dakord të heqë dorë nga 30% e të drejtave të tij financiare për të përshpejtuar transferimin. Kontrata me kuqezinjtë parashikohet të jetë pesëvjeçare, deri në vitin 2031, ndërsa klubi brazilian do të përfitojë 20% nga një rishitje e mundshme në të ardhmen.

Megjithatë, marrëveshja mbetet pezull pasi presidenti i Corinthians, Osmar Stabile, nuk ka firmosur ende dokumentet përfundimtare, mes presionit të tifozëve që kërkojnë një ofertë më të lartë dhe qëndrimin e lojtarit deri në fund të sezonit 2026.

Sipas raportimeve nga ESPN dhe RedBlack Insights, situata mund të përfundojë në instancat ndërkombëtare nëse marrëveshja bllokohet. Milani ndihet i mbrojtur nga rregulloret e FIFA dhe mund t’i drejtohet Dhomës së Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve apo Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv, duke kërkuar edhe kompensim për dëmet e mundshme.

The post Milani pranë marrëveshjes për talentin brazilian André, por pengesa ligjore me Corinthians appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: