“Kërkon pushtet total”, Vlora Çitaku reagon ndaj Albin Kurtit: Po e çon vendin drejt krizes politike

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Sekretarja e Përgjithshme e Partia Demokratike e Kosovës, deputetja Vlora Çitaku, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar se po e çon vendin drejt një krize të re politike për interesa personale.

Në një postim publik në rrjetin social, Çitaku deklaroi se tashmë është e qartë se Kurti nuk po kërkon zgjidhje, por “pushtet total”. Ajo theksoi se institucionet e shtetit nuk janë pronë e askujt, e aq më pak e një njeriu që e sheh pushtetin si qëllim në vetvete.

“Ka pasur mundësi për marrëveshje dhe për zgjedhjen e Presidentit, por Kurti ka zgjedhur përplasjen në vend të kompromisit. Zgjodhi krizën. Zgjodhi përplasjen. Zgjodhi interesin e tij politik mbi interesin e shtetit”, shkroi Çitaku.

Ajo shtoi se Kosova dhe qytetarët e saj nuk e meritojnë këtë ndëshkim politik sipas saj ndërsa theksoi se vendi është më i madh se ambicia e kujtdo.

The post “Kërkon pushtet total”, Vlora Çitaku reagon ndaj Albin Kurtit: Po e çon vendin drejt krizes politike appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: