Pensionisti proteston para Parlamentit: Ju jeni kriminelë! Po na vidhni kafshatën e gojës

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Një pensionist ka dalë në protestë këtë të enjte para Parlamentit, aty ku po zhvillohet seanca plenare.

I vetëm, me një megafon në dorë, pensionisti kërkon zbatim të ligjit ndërsa akuzon qeverinë se pensionistëve po u vidhet kafshata e gojës.

Ai ka akuzuar zyrtarët e shtetit si kriminelë, të cilët sipas tij janë kundër parimeve demokratike.

“Po vidhni pensionet e popullit. Ju jeni kriminelë, i vidhni kafshatën e gojës pensionistit, jeni i kundër parimeve demokratike. Një rrugë ka, do zbatohet ligji. Para ligjit jeni të barabartë dhe jo me diferencime”, dëgjohet të thotë i moshuari.

 

The post Pensionisti proteston para Parlamentit: Ju jeni kriminelë! Po na vidhni kafshatën e gojës appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: