Lëvizje të dyshimta pranë bazës ajrore “Megara”, arrestohet për spiunazh 23-vjeçari irakian në Greqi

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Një person ka alarmuar autoritetet greke këtë të enjte pasi u pa duke lëvizur në mënyrë të dyshimtë jashtë bazës ajrore të Megarës. I riu dyshohet se ka bërë foto dhe video të bazës ushtarake ku po ngrihej një avion ushtarak.

Denoncimi u bë nga një qytetar dhe i dyshuari u arrestua nga autoritetet greke.  23-vjeçari i identifikuar si irakian mësohet se është pilot në një shkollë private fluturimi.

Ai dyshohet se mund të jete spiun ndërsa kanë nisur hetimet. Ai është shoqëruar në stacionin e policisë së Megarës. Mediat greke raportojnë se autoritetet nuk kanë gjetur informacione dhe prova prandaj pritet që ai të lirohet.

The post Lëvizje të dyshimta pranë bazës ajrore “Megara”, arrestohet për spiunazh 23-vjeçari irakian në Greqi appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: