Këtë të dielë po zhvillohet ndeshja mes Flamurtarit dhe AF Elbasanit në Vlorë. Gjatë pushimit të pjesës së parë, situata u tensionua mes tifozëve të të dyja ekipeve ku pati përplasje verbale dhe u shkëmbyen fjalë fyese dhe provokime, duke nxehur ndjeshëm atmosferën në tribunat e stadiumit.
Forcat e sigurisë u vendosën pranë tribunave për të mbajtur situatën nën kontroll dhe për të shmangur përshkallëzimin e saj. Përplasjet verbale mes tifozëve vazhduan brenda ambienteve të stadiumit, ndërsa efektivët e Ndërhyrjes së Shpejtë ndërhynë për të mbrojtur tifozët e Elbasanit. Miqtë u spostuan në mes të hapësirës së tifozerisë mike dhe janë rrethuar nga efektivë të sigurisë në të gjitha anët.
Pavarësisht tensionit, ndeshja mes Flamurtarit dhe KF Elbasanit vijoi normalisht në pjesën e dytë.
The post Përplasje verbale në stadiumin e Vlorës, tifozët e Elbasanit merren në mbrojtje nga policia appeared first on Euronews Albania.
