Vritet me armë zjarri një person në Pejë, autorii dyshuar vëllai i tij

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Një person është vrarë në fshatin Bokshiq të Klinës, njoftuan Prokuroria Themelore në Pejë dhe Policia e Kosovës. Autori i dyshuar është arrestuar.

Ngjarja, sipas njoftimit, ndodhi në orën 15:00, dhe me të pranuar informacionet, Policia doli në vendin e ngjarjes dhe kuptoi se një person ishte plagosur me armë zjarri.

“Viktima është dërguar për në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim mjekësor, mirëpo si pasoje e plagëve të rënda viktima ka humbur jetën. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar nga Spitali Rajonal i Pejës”, u tha në njoftim.

Ndërkaq, përmes një njoftimi të ndarë Spitali i Pejës tha se viktima, i lindur më 1977 arriti pa shenja jete në spital rreth orës 15:30.

I dyshuari arrestua në vendngjarje dhe është dërguar në ndalim prej 48 orësh nën dyshimet për veprën penale “vrasje e rëndë”.

Paraprakisht, Policia ka thënë se dorasi i dyshuar është vëllai i viktimës dhe vrasja ndodhi pas një fjalosjeje mes tyre.

Autoritetet thanë se në vendngjarje është sekuestruar një armë, që dyshohet se u përdor në këtë rast, dhe prova të tjera.

Kjo është vrasja e dytë brenda kësaj jave, pasi në fillim të javës, një person u vra në Gjakovë dhe një tjetër u plagos. I dyshuari disa orë pas ngjarjes u vetëdorëzua në Polici.

The post Vritet me armë zjarri një person në Pejë, autorii dyshuar vëllai i tij appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: