Komisioni i Disiplinës dhe Etikës i FSHF-së ka vendosur ndalimin e hyrjes në stadiumet e futbollit të Republikës së Shqipërisë për 16 persona, si pasojë e akteve të dhunës gjatë ndeshjeve Tirana – Elbasani dhe Vllaznia – Elbasani.
Vendimi u mor pas shqyrtimit të relacionit të Sekretariatit Teknik dhe korrespondencës me Drejtoritë Vendore të Policisë në Tiranë dhe Shkodër, ku u konstatuan shkelje të ligjit nr.79/2017 “Për Sportin”, neni 48 dhe vijues.
Për aktet e dhunës në ndeshjen Tirana – Elbasani (08.03.2026, ora 15:00, stadiumi “Selman Stermasi”) personave që u ndalohet hyrja në stadiume janë:
- Petros Alfred Ballabani
- Sadi Eduart Notolli
- Amar Agim Loci
- Indrit Gëzim Skëndi
- Klei Qani Mema
- Fabio Ardian Elezi
- Noel Sokol Klaiqi
- Ilirian Kristo Meraj
- Malvin Alban Sharra
- Xhensi Kolë Gjinaj
Për aktet e dhunës në ndeshjen Vllaznia – Elbasani (15.02.2026, ora 19:30, stadiumi “Loro Boriçi”) personave që u ndalohet hyrja në stadiume janë:
- Serxhio Ardian Miloti
- Kristo Halit Krraba
- Juljan Qamil Pllumbi
- Enaldo Përparim Selami
- Elios Ermir Qosja
- Denis Shkëlqim Deliu
Ndalimi është për një periudhë të pakufizuar kohe, dhe të gjithë anëtarët e FSHF që administron stadiumet janë të udhëzuar të garantojnë zbatimin e vendimit. Një kopje e tij do t’i përcillet edhe Policisë së Shtetit për ekzekutim.
The post Aktet e dhunës në Tirana–Elbasani dhe Vllaznia–Elbasani, FSHF i ndalon hyrjen në stadium 16 tifozëve appeared first on Euronews Albania.
