Lëvizje të reja në tregun e naftës, pritet ndikim edhe në Kosovë

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, ka deklaruar se zhvillimet e fundit ndërmjet SHBA-së dhe Iranit, si dhe rihapja e Ngushticës së Hormuzit, kanë sjellë një qetësi të përkohshme në tregjet ndërkombëtare të naftës.

Sipas tij, ulja e frikës për ndërprerje të furnizimit ka ndikuar menjëherë në stabilizimin e çmimeve të naftës, ku indekset si USOIL dhe Brent kanë shënuar lëvizje të qëndrueshme në orët e fundit.

Berjani thekson se kjo situatë mund të jetë afatshkurtër dhe se çmimet mund të vazhdojnë të bien vetëm nëse situata mbetet e qetë në mënyrë të qëndrueshme.

Ai shton se stabilizimi real i tregut të naftës, përfshirë edhe ndikimin në Kosovë, do të arrihej vetëm me një marrëveshje afatgjatë mes palëve.

The post Lëvizje të reja në tregun e naftës, pritet ndikim edhe në Kosovë appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: