Fund i një kapitulli trevjeçar për Fulvio Pea në FSHF

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Drejtori teknik i Federatës Shqiptare të Futbollit, Fulvio Pea, ka vendosur të mbyllë bashkëpunimin me kuqezinjtë. Pas tre vitesh në këtë detyrë, ai ka zgjedhur të mos e rinovojë kontratën, duke i dhënë fund rrugëtimit të tij me kombëtaren.

Pas një periudhe trevjeçare të mbushur me përkushtim dhe përvoja të vlefshme, rrugëtimi im në rolin e Drejtorit Teknik pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka përfunduar.

Vendimi për të mos vijuar më tej ishte i mirëpeshuar dhe i ndërgjegjshëm. Këto vite kanë qenë sfiduese dhe në momente të caktuara të ndërlikuara, por njëkohësisht shumë të rëndësishme për zhvillimin tim, si në aspektin profesional ashtu edhe në atë personal.

Dëshiroj të shpreh mirënjohjen time të thellë për Presidentin Armand Duka, i cili për mua nuk ishte vetëm një drejtues institucional, por një udhëheqës i vërtetë dhe frymëzues. Besimi dhe vizioni i tij, së bashku me mësimet dhe shembullin që dha, kanë lënë gjurmë të rëndësishme në rrugëtimin tim dhe do të mbeten pika referimi edhe në të ardhmen.

Falënderoj gjithashtu Federatën për mundësinë e dhënë, si dhe të gjithë bashkëpunëtorët me të cilët ndava këtë eksperiencë.

“Puna në grup është themeli i suksesit të qëndrueshëm, sepse individët mund të ndryshojnë, por bashkëpunimi mbetet.”

Me respekt dhe vlerësim,
F. Pea

The post Fund i një kapitulli trevjeçar për Fulvio Pea në FSHF appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: