Skënderbeu ka bërë një hap të rëndësishëm drejt rikthimit në Kategorinë Superiore, pas fitores minimale 0-1 të arritur sot në transfertën ndaj Burrelit.
Me këtë rezultat, korçarët ngjiten në kuotën e 73 pikëve dhe mbajnë vendin e parë në Kategorinë e Parë të futbollit shqiptar, të ndjekur nga Laçi me 70 pikë, që gjithashtu fitoi sot 1-2 përballë Kastriotit.
Në vendin e tretë renditet Pogradeci, i cili vazhdon formën e mirë me fitoren e nëntë radhazi. Këtë herë, liqenorët triumfuan 5-1 në shtëpi ndaj Kukësit.
Në këto kushte, kur kanë mbetur vetëm tre ndeshje deri në përfundim të sezonit, gara për ngjitjen në elitë mbetet e fortë. Në ndeshjen e radhës, Pogradeci përballet me Laçin, ndërsa Skënderbeu, me një fitore të mundshme në shtëpi ndaj Kastriotit, do të siguronte një hap të madh drejt Superiores.
Emocionet dhe gara në këto tre javë të mbetura pritet të jenë të mëdha.
The post Skënderbeu fiton në Burrel dhe ruan kreun, hap i madh drejt Superiores appeared first on Euronews Albania.
