Tirana sfidon kampionët e Egnatias në javën e 31-të të Superiores, në një përballje të vështirë për bardheblutë. Megjithatë, trajneri Orges Shehi e vlerëson maksimalisht kundërshtarin, duke theksuar se skuadra e tij do të hyjë në fushë me synimin e vetëm për të marrë tri pikët, në funksion të mbijetesës.
Kalendari vështirësohet për Tiranën në fazën përmbyllëse të Superiores, por në kampin bardheblu mbizotëron besimi se objektivi i mbijetesës do të arrihet.
Ndeshja Tirana – Egnatia do të zhvillohet të dielën në stadiumin “Selman Stërmasi”, duke nisur nga ora 16:00.
The post Tirana sfidon Egnatian, Shehi: Synojmë 3 pikët për mbijetesën appeared first on Euronews Albania.
