Mesfushori i Midtjylland, Alamara Djabi është plagosur me thijë. Fatmirësisht ai është në gjendje të qëndrueshme.
Incidenti ndodhi gjatë fundjavës në Herning, qytetin qendror danez ku ndodhet selia e klubit. 19-vjeçari iu bashkua klubit të Superligës daneze në vitin 2023 dhe ka bërë dy paraqitje me ekipin senior.
“Alamara Djabi ishte më pas në gjendje kritike dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale urgjente. Që atëherë, ai i është nënshtruar një ndërhyrjeje tjetër dhe, falë përpjekjeve profesionale të ndihmësve të urgjencës dhe më vonë të stafit të spitalit, gjendja e tij tani është e qëndrueshme,” tha Midtjylland në një deklaratë.
Në njoftim bëhet me dije se ai është zgjuar nga një koma dhe është mirë. FC Midtjylland është në dialog dhe bashkëpunim të ngushtë me autoritetet dhe po ofron mbështetje për Alamara Djabi dhe familjen e tij.
The post Danimarkë/ Plagoset me thikë mesfushori i Midtjylland, Alamara Djabi appeared first on Euronews Albania.
