Të hënën, duke nisur nga ora 19:00 në “Elbasan Arena”, do të luhet finalja e parakohshme Elbasani–Vllaznia. Trajneri Ivan Gvozdenoviç deklaroi se objektiv janë tri pikët kundër një rivali direkt si Vllaznia.
Ndeshja Elbasani – Vllaznia do të tregojë shumëçka mbrëmjen e sotme, nëse do të ketë “rrokadë” në krye të tabelës dhe konkurrenca mes dy ekipeve që mbajnë vendet e para në Superiore.
Interesimi i madh nga tifozeritë ka bërë që Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan të marrë masa “ekstreme” për parandalimin e ndonjë përplasjeje mes mbështetësve.
Policia njofton se nuk do të ketë grumbullime mes tifozerive përkatëse dhe kontrolli për hyrjen në stadiumin “Elbasan Arena” do të jetë shumë i rreptë.
Ndërkohë në orën 19:00 do të luhet në Vlorë ndeshja tjetër ndërmjet Flamurtarit dhe Dinamos.
The post Elbasani-Vllaznia, përballja vendimtare për kreun e Superligës nën masa të rrepta sigurie appeared first on Euronews Albania.
