AC Milan në paqartësi për Modriç: dëmtimi dhe e ardhmja e tij në pikëpyetje

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Klubi i ka uruar shërim të shpejtë Luka Modriçit, pas dëmtimit të rëndë në fytyrë që pësoi në përballjen ndaj Juventusit, si pasojë e një goditjeje me kokë nga Manuel Locatelli. Fraktura komplekse në kockën zigomatike të majtë i ka mbyllur herët sezonin mesfushorit kroat.

Pas këtij incidenti, është rritur pasiguria nëse ndeshja ndaj Juventusit mund të ketë qenë e fundit për yllin e AC Milan me fanellën kuqezi.

Trajneri Massimiliano Allegri ka deklaruar se vendimi për të ardhmen e lojtarit do të varet plotësisht nga ai dhe familja e tij, ndërsa pritet të merret para ose pas Kupës së Botës në Amerikën e Veriut.

Kontrata e tij mund të zgjatet vetëm nëse Milani siguron pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve, një kompeticion që Modriç e ka fituar gjashtë herë në karrierë. Megjithatë, kjo nuk garanton automatikisht qëndrimin e tij.

Mesfushori kroat mbetet i kënaqur në Milano, por vendimi i tij final pritet të varet edhe nga ambiciet e klubit në merkato. Sipas burimeve pranë ekipit, Modriç do të qëndrojë vetëm nëse skuadra projektohet si konkurruese dhe “ambicioze” për sezonin e ardhshëm.

The post AC Milan në paqartësi për Modriç: dëmtimi dhe e ardhmja e tij në pikëpyetje appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: