PDK mbledh Kryesinë: Po rrezikohet rendi kushtetues

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se ka mbajtur një mbledhje të Kryesisë ku thanë se i kanë “dënuar ashpër, përpjekjet për zgjedhjen e Presidentit në mënyrë të njëanshme dhe në shkelje flagrante të Kushtetutës së Kosovës”.

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, tha ka tendenca për shtyrje të vendit drejt një “anarkie politike” duke iu referuar seancës së djeshme të Kuvendit ku partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje votoi për zgjedhjen e presidentit pa pasur kuorumin e kërkuar në Kushtetutë.

“Pushteti politik nuk mund të vendoset mbi Kushtetutën dhe ligjet tona. Ky është cenim i rendit kushtetues. Këtë nuk do ta lejojmë dhe do ta ndalojmë”, u shpreh Hamza.

Pa specifikuar veprimet e planifikuara, PDK njoftoi se “do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme politike dhe institucionale për mbrojtjen e Kushtetutës, rendit demokratik dhe të ardhmes së vendit”.

The post PDK mbledh Kryesinë: Po rrezikohet rendi kushtetues appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: