Kryeministri i Kosovës, njëherësh kreu i LVV-së, Albin Kurti, mbajti një konferencë për media ku sulmoi opozitës se ka refuzuar çdo propozim të ofruar nga mazhoranca për t’i dhënë vendit një president të ri.
Më herët gjatë ditës, Kurti tha se pret që deputetët e partive opozitare të marrin pjesë në seancën për zgjedhjen e presidentit.
Partia e tij ka kandiduar Feride Rushitin dhe Hatixhe Hoxhën për presidente të Kosovës, por disa parti opozitare i kanë kërkuar Rushitit – që dje në votimin e zhvilluar në Kuvend pa praninë e opozitës, mori 63 vota – të tërhiqet nga gara.
The post Kurti konferencë për mediat, sulmon opozitën: Ne propozime, ata refuzime appeared first on Euronews Albania.
