Kryeministri i Kosovës, njëherësh kreu i LVV-së, Albin Kurti, akuzoi partitë opozitare se me mospjesëmarrje në seancën për zgjedhjen e presidentit po tregojnë se “nuk kanë qëllim tjetër përveç se bllokimit”.
Kreu i LVV-së tha se LDK nuk tregoi se për cilin kandidat të saj për president ishin nënshkrimet, duke shtuar se ato nuk i janë dërguar atij apo shefes së deputetëve të LVV-së, Arbërie Nagavcit.
“Ne me mirësinë dhe kënaqësinë më të madhe do t’i pranojmë [nënshkrimet e LDK-së]. Dhe më pastaj, po ta kishim emrin e qartë të LDK-së se për kë bëhet fjalë, unë do të takoja kandidaten Hatixhe Hoxha që të kërkoj të tërhiqej dhe t’i shtojmë edhe 15 të tjerë dhe ta kemi Feride Rushitin dhe një kandidat tjetër. Kështu ka mundur të bëhej”, tha Kurti.
gijotina.com/
The post Ngërçi për Presidentin në Kosovë/ Kurti: LDK të sjellë 15 nënshkrimet dhe kandidati i tyre të përballet me kandidaten tonë appeared first on GIJOTINA.
