Izraeli i ‘hedh dorashkën’ Iranit

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Nga Frank Gardner, BBC

Goditja e liderit të Hezbollahut nga Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) është një përshkallëzim masiv dhe përbën një provokim të madh për mbështetësin e grupit, Iranin.

Deri më tani, Irani ka qëndruar kryesisht në periferi të shpërthimit të fundit të konfliktit midis Izraelit dhe Hezbollahut, por Republika Islamike tani rrezikon të shikojë shkërmoqjen sistematike të aleatit të tij kryesor në Lindjen e Mesme.

Hassan Nasrallah ka drejtuar Hezbollahun që nga viti 1992, duke emëruar komandantë besnikë që ndihmuan ta kthenin atë nga një milici e vogël vendase, në forcën më të fuqishme joshtetërore në botë.

Me ndihmën e Korpusit të Gardës Revolucionare të Iranit, Nasrallah mbikëqyri ndërtimin e një arsenali të madh raketash, shumica e të cilave mbijetojnë sot nën tokë.

Por pa të, dhe me kaq shumë komandantë të lartë të vrarë së fundmi nga Izraeli, organizata do të dëmtohet rëndë, si në reputacion, ashtu edhe në aftësi.

Do të ketë thirrje për hakmarrje dhe tani të gjithë sytë do të jenë te Irani për të parë se si do të reagojë.

The post Izraeli i ‘hedh dorashkën’ Iranit appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *